Madonna me paraqitjen më të shtrenjtë të të gjitha kohërave

Superylli i muzikës pop, Madonna do të shënojë performancën më të shtrenjtë të të gjitha kohërave për të kënduar dy këngë në “Eurovision” gjatë muajit të ardhshëm në Izrael, e që kushton plot 1 milion dollarë, shkruan Mirror.

Ylli i muzikës pop, 60- vjeçe, ka rënë dakord të udhëtojë në Tel Aviv për të kënuduar si e ftuar në skenën e “Eurovisionit”.

Marrëveshja e saj u konfirmua nga EBU, organizata prapa Eurovizionit, dhe raportohet se ardhja e Madonnës në “Eurovision” do të kushtojë shumë.

Ajo thuhet se në Izrael do të udhëtojë me 160 vetë dhe thuhet se e gjithë kjo kushton 1 milion dollarë, shumë e cila do të mbulohet nga miliarderi Sylvan Adams.

Madonna thuhet se do të performojë dy këngë, një nga hitet e saj dhe një tjetër të re.

Nata finale e “Eurovisionit” do të mbahet në Tel Aviv, të shtunën më 18 maj.