Magjia e Leo Messit që po çmend internetin (Video)

​Pas Mohamed Salah, ​edhe Lionel Messi ka treguar aftësitë e tij në një reklamë për sponsorin zyrtar të Champions League, pijen e famshme, Pepsi.
Salah u shfaq të enjten duke bërë disa magji me topin, deri në atë pikë sa ka lindur dyshimi nëse bëhej fjalë për një video të vërtetë apo të përpunuarhttps://twitter.com/i/status/1093517884838633474

Tani këtë e ka bërë 10-shi magjik i Barcelonës, Lionel Messi.
Ai nuk është limituar duke futur topin në një hapësirë çfarëdo, por ka treguar aftësitë e tija me një specialitet krejtësisht tjetër, më ndryshe.
Shishja fluturon, rrotullohet dhe bie në tokë, por në këmbë, ndërsa topi kalon brenda një rrethi.

Këto reklama të lojtarëve vijnë pak ditë para startit të Champions League, pas më shumë se dy muajsh pushim.
Roma vs Porto dhe Manchester United vs PSG do të përballen të martën e ardhme, kurse e mërkura është rezervuar për Tottenham vs Dortmund dhe Ajax vs Real Madrid.
Kurse katër sfida tjera, zhvillohet pas një jave.