Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë e papastruar nga bora (FOTO)

Reshjet e borës në dy ditët e fundit kanë vështirësuar qarkullimin në komunikacion.

Pavarësisht se nga Ministria e Infrastrukturës kanë konfirmuar që kompanitë e pastrimit janë në detyrë për të pastruar rrugët nga bora dhe për të hedhur kripë, në disa pjesë kjo nuk ka ndodhur.

Një nga magjistralet e  papastruara deri tash është ajo, Prishtinë – Mitrovicë, njofton Klan Kosova.

Nga fotografi të dërguara në redaksi shihet se njëra korsi e rrugës është e qarkullueshme, dhe kjo është bërë vetëm prej lëvizjes së veturave.