Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku me projektin kushtuar Fadil Vokrrit

0
608

Këngëtarët e mirënjohur Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku u bënë bashkë për t’i kënduar legjendës së futbollit shqiptar Fadil Vokrri.

Ata publikuan projektin e përbashkët “Vokrri n’zemrat tona”.

Tekstin e këngës “Vokrri n’zemrat tona”  e ka shkruar Milaim Islami, për muzikën është përkujdesur Rrahman Kryeziu, ndërkaq videoklipi është realizuar nga Max Production.

Një pjesë e klipit shihet se është xhiruar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

https://youtu.be/wJmgNCyy1Fw