Makina godet për vdekje kalimtarin në Durrës

Një kalimtar është aksidentuar për vdekje nga një automjet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës në lagjen 15.

Sipas policisë, një automjet ka përplasur një këmbësor rreth 40 vjeç, i cili si pasojë humbi jetën, shkruan oranews.

Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.