Makina përplas këmbësorin në Durrës

0
65

Një këmbësor është lënduar këtë të premte si pasojë e përplasjes nga një automjet në Durrës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Romanat Durrës,ku një mjet me drejtues shtetasin A.G. 46 vjeç ka përplasur  një këmbësor të paidentifikuar i cili me mjet të rastit është dërguar në Urgjencën e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 03.12.2021., rrethe orës 06:40., në Romanat Durrës, nje mjet me drejtues shtetasin A. G., 46 vjeç, ka goditur një këmbësor të paidentifikuar i cili me mjet të rastit është dërguar në Urgjencën e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al