Maldive, resorti ku mund të flini poshtë yjeve, mbi ujë… (në mes të oqeanit)

Det me ujë të kaltër, plazhe në ngjyrë rozë, barriera koralore, diell – Maldivet është një destinacion të cilit, të gjithë i vëmë pranë fjalët “pushime ëndrrash”.

Në jugperëndim të Sri Lankës dhe Indisë, në Oqeanin Indian, janë një arkipelag prej 1.192 ishujsh. Maldivet, me një territor me sipërfaqe rreth 298 kilometra katrorë dhe popullsi më pak se 428 mijë banorë, janë një nga vendet gjeografikisht më të shpërndara dhe të vogla në botë.

Ishujt e Maldiveve, ku janë ndërtuar hotele të panumërta luksoze, janë ndër destinacionet më të njohura për disa ditë pushimesh romantike.

Disa javë më parë, një nga këto resorte në Maldive është bërë “viral” në rrjetet sociale për fotot e “krevateve mbi oqean”.

Ku ndodhet dhe sa kushton?

Resorti quhet Grand Park Kodhipparu, pak kilometra nga Malé, kryeqyteti i Maldiveve. I parë nga lart duket si një gjarpër i madh në mes të Oqeanit.

Në të vërtetë, kompleksi luksoz është pjesë i zinxhirit të hoteleve, Park Hotel Group, me 120 vila mbi ujë. Secila prej këtyre vilave ka një pishinë dhe një “krevat” mbi det dhe kjo është një nga veçoritë se pse ky resort në Maldive pëlqehet kaq shumë.

Është “si një rrjetë mbi ujë” ku mund të flini në siguri të plotë dhe në qetësi, të lexoni një libër, të zhyteni, apo të bëni një piknik pieds dans l’eau (me këmbët në ujë).

Sa kushton kjo ëndërr? Çmimi për një natë është rreth 360 euro….

Resorti ka 120 vila mbi ujë, secila me një “krevat” mbi oqean. Çdo vilë ka edhe një pishinë private…Çdo vilë është 93 metra katrorë.

Sipas faqeve të ndryshme në Instagram dhe “influencer” ky kompleks luksoz në Maldive pëlqehet shumë dhe merr shumë “like” në rrjete sociale. Fotot gjatë perëndimeve të shkrepura “nga krevati mbi det” janë bërë virale.

Nga lart, resorti ngjan me një gjarpër të madh në mes të detit./monitor.al

Lini një Përgjigje