Maliqi: Me këto vendime i bie që Kurti po bën grushtet bolshevik

0
359

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi ka thënë se Qeveria Kurti nuk po propozon, por po merr vendime për masën e kufizimit, e që kjo mund të merret vetëm nga Kuvendi i Kosovës. Sipas tij, Kryeministri po realizon grushtet në mënyrë antikushtetuese.

Përmes rrjetit social Facebook, ai ka thënë Kurti po shrytëzon përhapjen e pandemisë për të cilën ka edhe vet faj.

“Kjo i bjen se Kurti po realizon grushtet bolshevik në mënyrë antikushtetuese duke e shfrytezuar përhapjen e pandemisë për cka ka edhe vetë faj sepse pengoi shpalljen rregullare të gjendjes së jashtëzakonshme një javë më parë”, ka shkruar Maliqi.

Postimi i plotë:

Qeveria e përgjysmuar e LV nuk propozon por merr “vendimin” e urëgjences, masën e kufizimit të lëvizjes, që mund të merret vetëm nga Kuvendi i Kosovës me 2/3 e votave. Kjo i bjen se Kurti po realizon grushtet bolshevik në mënyrë antikushtetuese duke e shfrytezuar përhapjen e pandemisë për cka ka edhe vetë faj sepse pengoi shpalljen rregullare të gjendjes së jashtëzakonshme një javë më parë.