Mallorca përmbys Deportivon dhe kthehet në La Ligë pas 6 sezonesh (video)

Në finalen e playoff, ndaj Deporitvo La Coruna, pas humbjes 2 – 0 në “Riazor”, u duk sikur për Mallorca do të ishte tepër e vështirë të përmbyste gjithçka, por skuadra e drejtuar nga Vicente Moreno arriti të shënonte tri gola dhe përmbysi gjithçka.

Ishte Ante Budimir që shënoi pë epërsinë 1 – 0 në minutën e 21-të. Kurse, Salva Sevilla e dyfishoi rezultatin në minutën e 62-të për 2 – 0. Rezultatin përfundimtar 3 – 0 dhe të inkuadrimit në La Liga e shënoi Abdon Prats në minutën e 82-të.

Ante Budimir, Salva Sevilla, Abdon Prats… Këto tre emra do të mbahen mend gjatë në ishullin e Majorkës, pasi sonte kanë gëzuar një stadium të tërë, duke i dhënë skuadrës së tyre ngjitjen në La Liga, pas një gare të çmendur në Segunda Division, ku u desh një ecuri me probleme dhe sidomos vështirësi për të arritur këtë ditë.

U deshën gjashtë vite dhe madje luajti edhe në kategorinë e tretë.

https://streamable.com/taunu