Në Mamushë të shtunën në mbrëmje dy burra janë përleshur fizikisht në mes vete.
Policia njofton se dy burrat janë vëllezër në mes vete dhe që zënka e tyre ka nisur për të traktor që është pronë e përbashkët e familjes.
Pas rrahjes së dy vëllezërve që i përkasin komunitetit turk, njëri prej tyre ka pësuar lëndime më të renda trupore për çka është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Pas arrestimit dhe intervistimit, pala e dyshuar në rast është dërguar në mbajtje.