Manchester City, 400 milion euro për merkaton e verës

Manchester City është në garë për titullin kampion në Angli dhe po ashtu mes favoritëve në Ligën e Kampioneve.

Deri tani mund të thuhet pa frikë se sezoni i Pep Guardiolës dhe të besuarve të tij është i suksesshëm. Por kaq nuk mjafton për klubin anglez, që ka parashikuar në buxhet 350 milionë stërlina (pak më shumë se 400 milion euro), për t’i shpenzuar në merkaton e verës.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat angleze. Sipas tyre, padroni-sheik Khaldoon Al Mubarak ka zgjidhur qesen në objektivin e tij të përhershëm për të ndërtuar skuadrën më të fortë në botë. Edhe më parë Manchester City nuk ka kursyer, por me këtë shifër të gjithë rivalët në Angli dhe Europë janë të paralajmëruar./balkanweb