Manchester City e fiton derbin anglez kundër Chelsea-t

Manchester City e ka mposhtur Chelsea-n me rezultat 1-0 në stadiumin “Etihad”.

Në xhiron e 29-të, Manchester City e ka mposhtur me rezultat minimal Chelsea-n, 1-0, me golin e Bernardo Silvas në minutën e 46-të, duke ia vështirësuar punët “të kaltërve” për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Manchester City tani ka shkuar në kuotën e 78 pikëve, 18 më shumë se vendi i dytë, Liverpooli, ndërsa Chelsea mbetet në pozitën e pestë me 53 pikë.

ergio Aguero of Manchester City runs with the ball whilst under pressure from Danny Drinkwater of Chelsea