Manchester City i pandalshëm, e mposht Arsenalin në shtëpi

0
194

Manchester City nuk ka të ndalur në Angli. Ai po vazhdon të shkëlqej , duke thelluar diferencën edhe më shumë nga vendi i dytë. Sonte e mposhten Arsenalin në stadiumin “Emirates” me rezultat 0-3. Me të njëjtin rezultat e kishte mposhtur edhe në Carabao Cup.

Ishte mesfushori portugez Bernardo Silva që me një gjuajtje të fortë dhe precize shënoi nga distanca për 0-1 në minutën e 16-të.

Një aksion i bukur u ndërtua mes Leroy Sane dhe Kun Aguero që asistoi për David Silven i cili me lehtësi shënoi për 0-2 në minutën e 28-të.

Kurse, golin e tretë e shënoi Leroy Sane në minutën e 33-të.

Në pjesën e dytë, sulmuesi Pierre Emerick Aubameyang gaboi nga pika e bardhë në minutën e 52-të.