Manchester City kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup, eliminon me rikthim Swansean

Manchester City është kualifikuar në gjysmëfinale të FA Cup pas fitores ndaj Swansea Cityt.

Manchester City fitoi në fund me rezultat 2-3, përkundër se pjesën e parë e mbylli me dy gola disavantazh.

Së pari për vendasit nga pika e bardhë shënoi Matt Grimes (20′), ndërsa pas nëntë minutash shënoi një gol të bukur edhe ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, dhe me rezultatin 2-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Skuadra e Pep Guardiolas në pjesën e dytë ishte dukshëm më e rrezikshme dhe konkrete para portës vendase, fillimisht shënuan me anë të Bernardo Silvas (69′) pastaj ishte Sergio Aguero (78′) që shënoi nga pika e bardhë.

Kur të gjithë menduan se kjo ndeshje do të shkojë në vazhdime në skenë u shfaq edhe një herë Aguro (89′) dhe me një gol me kokë e kualifkoi skuadrën e tij në gjysmëfinale të FA Cup.