Manchester City turpëroi Schalken (Video)

Skuadra angleze Manchester City ka turpëruar skuadrën gjermane Schalke në stadiumin ‘Etihad’ me rezultat të thellë 7-0, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas fitores 3:2 në ndeshjen e parë në udhëtim, Manchester City ndeshjen e dytë e shkatërroi klubin gjerman.

Sergio Aguero hapi serinë e golave për Manchester Cityn nga penalltia në minutën e 35-të, derisa argjentinasi e realizoi edhe golin e tij të dytë në minutën e 38-të.

Leoy Sane shënoi për 3:0 në minutën e 42-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Ekipi i Pep Guardiolas nuk u ndal as në pjesën e dytë, derisa shënoi edhe katër gola të tjerë.

Raheem Sterling (56’), Bernardo Silva (71’), Phil Foden (78’) dhe Gabriel Jesus (84’) realizuan për anglezët në pjesën e dytë.

https://streamable.com/gdbwl