Manchester United e fiton derbin kundër Chelsea-t

Manchester United ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Chelsea-t në ndeshjen derbi të javës së 28-të të Premier Ligës.

Skuadra e Jose Mourinhos ka arritur të fitojë me rikthim ndaj asaj të Antonio Contes në një ndeshje shumë të luftuar.

Të kaltërit nga Londra ishin ata qërit nga Londra ishin ata që kaluan të kaluan të parët në epërsi me golin e Willian

Mirëpo,  “Djajtë e Kuq”  arritën të kthehen në lojë në minutën e 39-të duke shënuar me anë të Romelu Lukakut, i cili shënoi për 1-1 pas asistimit të Anthony Martial.

Në pjesën e dytë, skuadra nga Manchester ishte më e mirë duke rrezikuar më shumë portën e Chelsea-t. Kurse, golin e epërsisë  arriti ta shënojë në minutën e 75-të me anë të Jesse Lingard, i cili pas asistimit të Lukakut vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar 2:1.

Me këtë fitore,  Manchester United ngjitet në pozitën e dytë me 59 pikë, ndërsa Chelsea zbret në pozitën e gjashtë me 53 pikë. Në vendin e tretë gjendet Liverpool-i me 57 pikë, kurse Tottenhami gjendet në pozitën e katër me 55 pikë.

Fotografia e Manchester United

Fotografia e Chelsea Football Club

https://www.youtube.com/watch?v=GZrX1GR-vKM