Manchester United fiton ndaj Liverpool

0
306

Manchester United e ka mposhtur 2-1 Liverpoolin në “Old Trafford”.

Derbi i xhiros së 30-të në Premierligë i ka takuar Manchester Unitedit, që e mposhti 2:1 Liverpoolin në “Old Trafford”.

Dy golat për “Djajtë e Kuq” i realizoi sulmuesi  Marcus Rashford, në minutat (14′ dhe 24’).

Djelmoshat e Klopp u munduan t’i kthejnë gjërat në favor për të marrë së paku një pikë në këtë ndeshje, por krejt çka arritën ishte autogoli befasues nga Eric Bailly në minutën e 66-të për rezultatin përfundimtar 2:1.

Kjo fitore e afron në 13 pikë Unitedin me Man Cityn, pasi ka grumbulluar 65 pikë dhe gjendet në pozitën e dytë.