Manchester United i gatshëm ta shes Pogban

0
253

“The Independent” raporton se mesfushori francez mund të largohet nga Old Trafford.

Manchester United është i gatshëm ta shesë Paul Pogban, gjatë afatit kalimtar të verës.

E përditshhmja britanike “The Independent” raporton se mesfushori francez mund të largohet nga Old Trafford. “Djajtë e Kuq” (“Red Devils”) do ta mbështesin Jose Mourinhon në angazhimin e përforcimeve pas këtij sezoni dhe cilido futbollist që nuk zë vend në planet e tij do të shitet.

Mourinho do ta ketë fjalën e fundit për Pogban, por marrë parasysh përplasjet e tyre në periudhën e fundit lehtë mund të ndodhë që francezi të nxirret në shitje.