Manchester United po bën gati super ofertën për yllin e Napolit

0
224

Manchester United po bën gati një ofertë prej 60 milionë paundësh për të rrëmbyer Arkadiusz Milik nga skuadra e Napolit.

Sulmuesi polak shihet si profili i duhur nga Djajtë e Kuq, teksa kontrata e tij përfundon vitin e ardhshëm.

Solskjaer e sheh si zgjidhjen perfekte në sulm, teksa këtë sezon kanë shënuar vetëm 32 gola në 21 ndeshje, më pak se të gjithë ekipet e 6 vendeve të para.

Milik ndërkohë 10 gola në 12 ndeshje, por skuadra angleze duhet të presë verën për të tentuar afrimin e tij.

De Laurenttis mund të heqë dorë prej sulmuesit, teksa njihet si një president që tundohet nga ofertat e mira financiare.