Mane e thotë hapur: Ja pse e lash Liverpoolin për Bayernin

0
232

Lëvizja e Sadio Mane nga Liverpool te Bayern Munich për 35.1 milionë paund, përpara pak javësh deri diku habiti shumë persona, megjithatë së fundmi sulmuesi ka zbuluar edhe arsyen kryesore pse bëri një zgjedhje të tillë.

Pas 6 sezonesh jashtëzakonisht të suksesshme së bashku, Liverpool dhe Sadio Mane ranë dakord të ndaheshin këtë verë.

Senegalezi, megjithatë është i emocionuar për aventurën e tij të re në Gjermani dhe i është bërë mirëseardhje heroi në Bavari.

30-vjeçari vuri në dukje se njerëzit e Mynihut luajtën një rol kyç në vendimin e tij. Mane i tha “FC Bayern TV” se ai “vinte rregullisht në Mynih” kur luante për RB Salzburg përpara transferimit të tij në 2015 në Southampton.

Gjatë vizitave mjekësore, sulmuesi theksoi se “njerëzit janë shumë të respektueshëm dhe të mirë” në këtë qytet. Mënyra se si njerëzit e kanë “mirëpritur”, i kanë dhënë Mane-s “motiv shtesë”.