Maqedoni e Veriut: Nëntë të vdekur dhe 2 mijë e 71 raste të reja me COVID-19

0
89

Ministria e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nëntë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 si dhe janë regjistruar 2 mijë e 71 raste të reja me COVID-19.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit atje janë shëruar 1 mijë e 450 pacientë nga koronavirusi.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë shënuar 252 mijë e 947 raste pozitive, janë shëruar 225 mijë e 56 pacientë, kanë vdekur 8 mijë e 177 njerëz si dhe vazhdojnë të mbesin edhe 19 mijë e 714 raste aktive.