Maqedoni e Veriut: Shtatë të vdekur nga COVID-19, 342 raste të reja

0
92

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut janë shënuar 342 raste të reja me COVID-19 si dhe kanë vdekur shtatë persona që ishin të prekur me këtë virus.

Po ashtu janë shëruar edhe 348 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,017 që nga fillimi i pandemisë.

Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 216,670, kurse i të vdekurve është 7,616 persona.