Maqedoni: Publikohet videoja e parë e vrasjes në rastin “ALFA”

Është publikuar sot për herë të parë videoja e vrasjes në fakultetin Matematiko-Natyrorë në Shkup në vitin 2008, ku pas vrasjes u arrestuan dhjetra shqiptarë, ku tre prej tyre vuajnë dënim me burgim të përjetshëm.

Emisioni që ka shfaqur gazetarja Liridona Vejseli, është censuruar që të transmetohet, mirëpo gazetarja ka shfrytëzuar facebookun e saj, për ta publikuar këtë emision, me një sërë faktesh dhe dëshmi që deri më tani, nuk ka guxuar askush t’i thotë.

Opinioni mbetet i shokuar, sepse këtë video prokuroria në krye me prokurorin Marko Zvrlevski asnjëherë nuk e ka shfaqur para opinionit.

Për të shikuar emisionin e plotë klikoni në linkun e lansuar dhe do të kuptoni se mbi çfarë dëshmish janë dënuar me burgim të përjetshëm këta shqiptarë!/Ilirida.net/