Maqedoni: Vendim për themelim të TV dhe Radio shtetërore në gjuhën shqipe

0
257

Qeveria e Maqedonisë ka miratuar disa vendime nëpërmjet propozim ndryshimit të ligjit:

– Themelimin e Televizionit Shtetëror në gjuhën shqipe me emetim 24 orë,
– Themelimin e Radios në gjuhën shqipe me emetim 24 orë,
– Themelimin e kanalit satelitor shtetëror me emetim 24 orë në gjuhën shqipe,
– Vendimarje me shumicë të dyfishtë për programet me interes të veçantë në Këshillin e Agjencisë për shërbime audiovizuele.

Sipas propozim-ligjit të ri në sferën e medias, televizioni publik RTVM do të jetë me program 24 orë në gjuhën shqipe, gjegjësisht kanali i dytë, programi i radios në shqip 24 orë në kuadër të RTVM, themelimi i kanalit satelitor, po ashtu në shqip 24 orë. Poashtu janë sjellë ndryshime edhe për vendimarrje të dyfishtë për programet me interes të veçantë në Këshillin e ASHAA (INA).