Marc Weller dhe Ben Emerson ekspertët e huaj në Ekipin Negociator të Kosovës

0
247

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se Kosova ka në përbërje të Ekipit Negociator për bisedime me Serbinë ekspertët më të mirë vendorë e ndërkombëtarë.

Ai ka përmendur edhe dy emra të huaj që janë pjesë e ekipit kosovar për bisedime.

“Ekipi Negociator për krijimin e Platformës Shtetërore, ka angazhuar disa prej ekspertëve më të mirë lokalë e ndërkombëtarë për Kosovën, në mesin e të cilëve Marc Weller dhe Ben Emerson”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Është e pasaktë, qëllimkeqe dhe e paskrupullt tendenca me e krahasu stafin administrativ të Ekipit tonë me ekspertët e Serbisë”.

“Mos u shqetësoni. Ekspertët më të mirë vendorë e ndërkombëtarë, ka me i pasë Kosova, veç mos pritni tash që edhe shoferët dhe asistentët me i pasë ekspertë ndërkombëtarë.”