Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi – “punë e kryer”. Ja kush është “bollduzheri” amerikan që do t’i jap fund kësaj çështjeje

Injorimi i të gjitha marrëveshjeve të deritanishme në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe në përgjithësi i konceptit multietnik të Kosovës si dhe bllokimi i dialogut të tanishëm në mes të Kosovës dhe Serbisë duket se ka një prapavijë shumë të rëndësishme për të ardhmen e të dyja vendeve.

Taksa, gjuha e ashpër dhe tensionimi i raporteve Kosovë Serbi madje edhe ndonjë konflikt i menagjueshëm në mes të shqiptarëve dhe serbëve janë vetëm uvertyra e një ndërhyrjeje të fuqishme amerikane në këtë çështje, në mënyrë që ajo të rezultojë si domosdoshmëri për një zgjidhje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Siç merr vesh Fokusi.info, Presidenti Tramp ka caktuar edhe “njeriun e fuqishëm” që do ta menaxhojë këtë. Kësaj radhe personi i fuqishëm do të jetë një grua. Ajo është Fiona Hill, këshilltarja e Presidentit Trump.

Fiona Hill, këshilltarja e Presidentit Trump,  është specialiste amerikane e punëve të jashtme dhe zyrtare e sigurisë kombëtare. Ajo ka specializuara në çështjen e ish-Bashkimit Sovjetik, në çështjet ruse dhe në çështjen evropiane.

Fiona Hill u emërua nga Presidenti i SHBA-ve Donald Trump si Asistente Speciale e Presidentit dhe Drejtor i Lartë për Çështjet Evropiane dhe Ruse për stafin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Në ditët në vazhdim pritet që të zbardhen detaje nga ndërhyrja amerikane në drejtim të zgjidhjes përfundimtare të çështjeve të mbetura të hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë./Fokusi.info/