Marrëveshja SHBA, Rusi, Francë për Kosovën dhe Serbinë – Reagon Moska zyrtare!

Moska ka hedhur poshtë raportimet se Rusia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara janë pajtuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Kështu ka deklaruar në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

“Pyetja juaj përfshin përgjigjen: Mediat shqiptare të Kosovës janë bazuar në disa burime gjermane”, tha ajo, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se nëse është e vërtetë se ka një marrëveshje të fshehtë për pavarësinë e Kosovës.

Sipas saj, burimet e këtij informacioni nuk lë vend për ta për të besuar, transmeton Indeksonline

Më parë, mediat kosovare shkruajnë se Uashingtoni, Parisi dhe Moska kanë përgatitur një marrëveshje për “natyrën e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë” midis Beogradit dhe Prishtinës, të cilat duhet të nënshkruhen gjatë periudhës 28 qershor deri 13 korrik të këtij viti.