Marrëveshje ndërshtetërore për sigurime sociale me Belgjikën

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka nënshkruar sot Marrëveshjen për Sigurime Sociale me homologen e tij, Ministren e Çështjeve Sociale dhe Shëndetit Publik, Dr. Maggie De Block.

Në njoftimin e Nisma Socialdemokrate, ministri Reçica ka falënderuar Qeverinë belge, veçanërisht ministren De Block, për përkushtimin e saj si dhe grupin e ekspertëve për punën e tyre të shkëlqyer.

Kjo është marrëveshja e parë ndërkombëtare për Sigurime Sociale, nga e cila përfitojnë direkt qytetarët, që kanë punuar dhe vepruar në Mbretërinë e Belgjikës.

Me këtë rast, Ministri Reçica falënderoi Qeverinë Belge, veçanërisht Ministren De Block për përkushtimin e saj si dhe grupin e ekspertëve për punën e tyre të shkëlqyer.

Ndërkaq Ministrja De Block theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje duke cekur se nga kjo do të përfitojnë qytetarët e dyja vendeve, në fushën e sigurimeve dhe mbrojtjes sociale.