Marseille fiton derbin kundër PSG, u dhanë edhe pesë karton të kuq

Është mbyllur derbi i madh francez në mes të Paris Saint-Germain dhe Marseille, me fitore të këtyre të fundit, 1:0.

Por në këtë duel që u zhvillua në “Parc des Princes”, u panë edhe pesë karton të kuq.

Kartonët u bën pjesë e lojës në fundin e ndeshjes, ku ndodhi edhe një konflikt mes futbollistëve të dy skuadrave.

Lojtarët që u përjashtuan nga ndeshja ishin: Kurzawa, Paredes e Neymar nga PSG, Amavi e Benedetto nga pala kundërshtare.