Masakër në Athinë, vriten tre shqiptarë

0
333

Tre persona kanë vdekur pas një sherri mes dy bandave për të cilat policia greke thonë se janë shtetas shqiptarë, mbrëmjen e së shtunës në Athinë.

Sipas burimeve policore, çdo gjë nisi në lagjen Kato Patisia të Athinës,në kohën që persona të cilët udhëtonin me një automjet me targa shqiptare, u përleshën me drejtuesin e një motoçiklete i cili mbeti i plagosur rëndë, por gjatë orëve të para të mëngjesit humbi jetën në spital.

Në vend u gjend i ati i drejtuesit të motoçikletës, i cili ndoqi Mercedesin me një automjet Audi dhe qëlloi me armë duke e lënë të vdekur në vend.

Një tjetër udhëtar i Mercedesit tentoi të largohet me vrap, por u përplas nga një automjet që po kalonte rastësisht në rrugë dhe mbeti i plagosur, ndërsa një person tjetër që ndodhej në Mercedes, mundi të dalë nga makina dhe nën kërcënimin e armës grabiti një makinë të markës Toyota.

E mbërritur në vend ngjarje,policia nisi të kërkojë Toyotën dhe e gjeti atë jashtë një bari në lagjen Ajos Anargjiros.

Policia i bëri thirrje të dorëzohet, por i riu hapi zjarr duke plagosur dy policë. Prej përleshjes se armatosur mbeti i vrarë edhe autori.

Burime thonë se tre viktimat e ngjarjes janë shqiptarë, por ende policia nuk ka dhënë emrat.

Hetimet tregojnë se grupi i armatosur është sulmuar në Kato Patisia prej rivalëve në momentin që po përgatiste të sulmonte barin në Ajo Anargjirus.

Policia po punon për zbardhjen e rrethana të ngjarjes./TCh