MAShT-i kërkon ndërprerjen e mësimit për nxënësit me grip

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka udhëzuar institucionet edukativo-arsimore që të përcjellin gjendjen e nxënësve me shenja të gripit.

Sipas këtij udhëzimi të MAShT-it, nxënësit me shenja të gripit nuk duhet të shkojnë në shkollë.

Ky rekomandim i MAShT-it ka ardhur pas shpalljes së epidemisë së gripit sezonal nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP).

IKSHP-ja ka rekomanduar MAShT-in që të udhëzojë shkollat që fëmijët e prekur më grip të ndalën në shtëpi.

Numri i mungesë të nxënësve në shkollat e Prishtinës, për shkak të gripit është enorm.

“Lajmi.net” ka mësuar se mbi 70 nxënës po mungojnë në ditë në SHFMU “Xhemail Mustafa” në Prishtinë.