Mashtrimi nga Qendrat Tregtare

Shkruan: Bekri Murselaj

Qendrat Tregtare në Kosovë zakonisht bëjnë reklama në tv për zbritje çmimesh, e që realisht shpesh herë nuk janë zbritje çmimesh por mashtrime që ua bëjnë qytetarëve të vendit.

Mashtrimet fillojnë prej momentit që mallrat gjenden në rafte të qendrave tregtare; kur një artikull ka çmimin me ‘zbritje’ në raft ndërsa në arkë e faturojnë çmimin më të lart dhe jo atë të zbritjes së paraqitur. Preh e këtij mashtrimi bimë ne konsumatorët, për faktin se mendojmë që po e blejmë artikullin me çmimin e zbritjes. Nëse e kontrollojmë faturën e lëshuar atëherë e kuptojmë mashtrimin, por që një gjë të tillë rrallë herë e bëjmë.

Pastaj vazhdon mashtrimi i radhës, sot e shohim një artikull me një çmim, nesër me çmimim e ‘zbritjes’ që realisht është me çmimin e ditës së kaluar, veçse tashmë ka një çmim më të lartë të vënë, për të treguar kinse tashmë artikulli gjendet në shitje me çmimin e ‘zbritjes’.

Pastaj forma tjetër mashtrimit që çdo ditë iu bëhet konsumatorëve, janë vënia e çmimeve të tipit 0.29, 0.39, 1.69 cent, etj, etj., që realisht për konsumatorët është mjaft shumë, sepse në këto llojet e çmimeve mirret nga 1cent për çdo artikull që e blejmë, në emër të asaj thirrjes se nuk i marrim dhe kemi m’i kthy këtë 1cent. Por nëse ndalemi dhe llogaritim sa cent na marrim në mënyrë mashtruese, atëherë natyrisht që duhet ngritur zërin konsumatorët!

Këto janë disa nga mashtrimet që iu bëhen çdo ditë konsumatorëve, por këtu lind pyetja, pse nuk kemi ndërhyrje kontrolluese, nga ana e inspektorëve të tregun?! Se në Kosovë fitojnë të fortit shumë nuk diskutohet kjo punë!!! Ndërsa rrogat e sektorit publik dhe privat përjashto këtu (zyrtarët e lartë), janë rrogat ndoshta më të ultat te ne, se në rajon kurse çmimet dhe mashtrimet më të lartat. Këto mashtrime iu kushtojnë mjaft shumë qytetarëve, por askush nuk e flet për këtë problem sepse natyrisht fitojnë të gjithë këtu, përpos konsumatorëve!!!

Qendrat Tregtare janë shndrruar në qendra mashtrimi!