Matematika për argëtim. Sa spektatorë ishin në sallë?

Një spektakël ishte kaq pa cilësi dhe i mërzitshëm saqë pas disa minutash gjysma e publikut u largua.

Pas pesë minutash edhe 1/3 e pjesës së mbetur u largua.

Shfaqja e mërzitshme po vazhdonte dhe pas dhjetë minutash 1/4 e spektatorëve u largua duke lënë vetëm 9 të tillë brenda në sallë.

Sa spektatorë kishte në fillim të shfaqes?