Matoshi, Abdigjikut: A e ke në rregull makinën logjike?

0
428
Greva e mësimdhënësve dhe propozimi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për rritjen e pagës mesatarisht prej 50 eurove, ka përplasur përsëri Halil Matoshin me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.
Përmes një opinioni, Matoshi ka pyetur Abdixhikun nëse e ka në rregull makinën logjike. Ai ka kujtuar kohën kur shefi i LDK-së në kohën sa ishte kryeministër kishte insistuar rritjen e pagës prej 0.05% në bazë të përvojës së punës.
Më tej Matoshi ka shkruar se sipas Abdixhikut rritja e pagave për mësimdhënësit, prej mesatarisht 50 euro nuk qenka në rregull.
“Dhe sot, nëse deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk do ta kishte për synim parësor manipulimin e publikut me gjysmë të vërteta dhe Fake – Neës, si njeri me përgjegjësi publike, do të duhej t’i pranonte faktet sëpari, për ta fituar kredibilitet kritika e tij anti-qeveritare”.
“Shefi i tij i tashëm partiak, atëbotë Kryeministër, rritje page nga prilli 2016 e quante me insistim 0.05, mbi bazën e përvojës së punës!? Kurse sot, rritja mesatarisht për 50 euro nuk na qenka rritje!?”
“Lumir, a e ke në rregull makinën logjike!Çdo gjë që ngritet mbi fakte është e qëndrueshme prandaj e kemi obligim qytetar ta themi vet dhe ta respektojmë kur e thotë tjetri, por çdo manipulim meriton denocim dhe ndëshkim”, ka shkruar Matoshi në opinionin e tij.