Matoshi pas letrës së Gërvallës që dërgoj në KiE: Guxo shuhet, Donika mund të shkoj në VV e Vjosa në LDK

Analisti politik, Halil Matoshi, për FrontOnline thotë se letra e shefes së diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla dërguar në KiE është një manovër e kryeministrit Albin Kurti.

‘’Letra e Ministres Donika Gërvalla është edhe një manovër e Albin Kurtit për t’i bindur kosovarët se ai nuk është fajtori që Kosova nuk hyri në agjendën e Këshillit të Ministrave për pranim në KiE’’ thotë ai.

Matoshi thotë se Gërvalla është në dëlir.

‘’Gërvalla është në dëlir, druhet nga shpushtetizimi, kurse Presidentja është vonë, shumë vonë’’, deklaron Matoshi.

Analisti Matoshi thotë se pas kësaj që ndodhi dje, Donika Gërvalla mund të merr një vend për listë si kandidate për deputete nga Vetëvendosje, ndërsa Vjosa Osmani të kthehet në LDK, kur ti mbaron mandate i presidentes.

‘’Gërvalla mund të marrë një vend në Listën e VV-së për deputete, kurse Vojsa Osmani mund të kthehet në LDK pas një viti e gjysmë! Lista Guxo shuhet!’’, shprehet ai.

Lini një Përgjigje