Mazreku: Liberalizimi i vizave situatë e komplikuar

0
219

Njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, profesori Avni Mazreku në një intervistë për “Indeksonline” ka folur për procesin e liberalizimit të vizave, i cili ka shpjeguar procedurën që duhet ndjekur deri te heqja e vizave.

Sipas Mazrekut,  në momentin që ratifikohet demarkacioni, atëherë procesi i liberalizimit zhbllokohet. Ai thotë se hapi tjetër që Kosova duhet bërë është matja kundër korrupsionit.

Mazreku tregon se pas ratifikimit kjo çështje i kalon Parlamentit Evropian, i cili i njëjti e përcjellë këtë te Këshilli i Bashkimit Evropian, përkatësisht konfiguracioni i Ministrave të Brendshëm.

“Konfiguriacioni i ministrave të brendshëm vendos sipas shteteve të shumicës së kualifikuar  që nënkupton se duhet me votu 55 % të shteteve “për” që përfaqësojnë 65 % të popullësisë  së Bashkimit Evropian ,pra  ky mund të jetë version më optimist për marrjen e vendimit për Kosovën”, ka deklaruar Mazreku.

Ndërkaq, kjo mund të ndryshojë, në qoftë se katër shtete nuk e përdorin një instrument tjetër të quajtur “sistem i minorancës bllokuese”.

“Pavarësisht që kanë votu 55% e shteteve që përfaqësojnë  65 % e popullsisë  së BE-së munden 4 shtete me u bë bashkë dhe me përdorë këtë instrument. Mirëpo, këto 4 shtete duhet me përfaqësu 35 % të popullsisë  të Bashkimit Evropian, thotë ai.

“E në rastin e Kosovës situata është e komplikuar për shkak se 5 shtetet nuk e kanë njohur Kosovën dhe duke e ditur që 5 shtete nuk e kanë njohur Kosovën, nënkupton që me këto 4 shtete minoranca bllokuese mundet me u përdorë. Mirëpo, fatmirësisht këto 5 vende që se kanë njohur Kosovën nuk i përfaqësojnë 35% të popullsisë së BE-së.”, ka shtuar Mazreku.

Rreziku më i madh për Kosovën mund të jetë nga shtetet që e kanë njohur vendin tonë e që sipas tij,bëjnë pjesë në grupin e atyre që munden me përdorë një instrument të tillë.

“Skenari i frikshëm është se shtetet që e kanë njohur Kosovën që janë Polonia dhe Çekia munden me ju bashku grupit të shteteve që e përdorin instrumentin e minorancës bllokuese”, ka përfunduar Mazreku.