Mbahet akademi përkujtimore për Heroin Jashar Jashari-Duraku dhe 13 dëshmorët tjerë

0
126

Me rastin e 19-vjetorit të rënies heroike në Shishman të Gjakovës të heroit të kombit, Jashar Jashari-Duraku dhe 13 dëshmorëve tjerë të kombit: Mehdi Zabeli, Bujar Syla, Besim A. Rama, Xhemajl I. Abdullahu, Florim E. Sejdiu, Bujar Shala, Kadri Berisha, Man M. Maqi, Armend S. Qymyri, Jahja Danuza, Nuhi Elezi, Ibrahim K. Asllani dhe Naim Sh. Avdiu do të mbahet akademi përkujtimore.

Akademia do të mbahet më 29 mars 2018, në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina”, në Vushtrri, nga ora 13:00.