Mbahet protestë në Shkup për rastin e Almirit

0
285

Qytetarë dhe familjarë të revoltuar kanë mbajtur një protestë në Urën e Gurit në Shkup, për të dënuar përpjekjet për të bërë rikualifikimin e vrasjes nga një vepër vrasjeje në aksident fatkeqësie me pasoja për vdekje, në lidhje me rastin e të voglit Almir Aliu nga Kumanova.

Protesta është mbajtur me moton “Prokurorët vrasin Almirin për herë të dytë”, si pasojë e kërkesës së prokurorëve të vrasësit të Almirit, të cilët kërkojnë që lënda nga “vrasje e qëllimshme” të cilësohet si “aksident me pasojë vdekje”.

“Te i akuzuari ekziston qëllimi për vrasje. Prokuroria bën presione dhe kërkon një mendim nga Zyra e Prokurorit të Lartë. Ne u kërkojmë prokurorëve që të vendosin profesionalisht dhe në mënyrë të drejtë dhe të mos e riklasifikojnë krimin. Nga inçizimet shihet se është vrasje me qëllim”, thanë protestuesit.

Para objektit të Prokurorisë Publike protestuesit vendosën lule për Almirin, i cili u shkel më 25 qershor 2016 nga Boban Iliç pas një grindjeje për rendin në Spitalin në Kumanovë, e cila kaloi në një konflikt fizik në mes të babait dhe të akuzuarit Boban Iliç.

Në një përpjekje për të shpëtuar nga sulmuesit, Bobani me makinën e tij e përplasi Almirin për muri, ndërsa familja kërkon dënimin maksimal të tij. /albeu.com/