Mbahet tryezë mbi rëndësinë e sigurisë në punë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, organizojnë tryezën e rrumbullakët mbi temën “Rëndësia e sigurisë në punë” në Pejë.

Hisedarët e ndryshëm, duke përfshirë zyrtarët e departamenteve të urbanizmit nga Peja, Juniku, Deçani dhe Istogu, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit dhe të shoqërisë civile do të diskutojnë gjerësisht mbi rëndësinë e sigurisë në punë dhe masat që duhet të ndërmerren për të reduktuar numrin e fatkeqësive në vendin e punës.

Diskutimi zhvillohet në kuadër të fushatës “Përkrahje për Komunikimin e Procesit të Integrimit Evropian”, financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.