Mbani minjtë dhe merimangat larg shtëpive tuaja, vetëm me qese çaji

Ndërsa ftohet moti, insektet e vogla dhe brejtësit vërshojnë për të gjetur një strofkë të ngrohtë për të qëndruar gjatë dimrit.

Kjo nënkupton se merimanga dhe minj do të provojnë të pushtojnë shtëpinë tuaj, ndërsa ftohet ende më shumë moti, transmeton lajmi.net.

Fatmirësisht, ekziston një metodë e thjeshtë, e testuar edhe më parë, që do të mbajë këto krijesa larg shtëpive tona.

Krejt çfarë do t’iu nevojitet do është qesja e çajit. Si t’i largojmë këto krijesa përmes saj? Ndiqini rekomandimet më poshtë:

– Merrni një qese çaj mendre, ngrohni pak ujë të nxehtë dhe përgatiteni në një filxhan

– Një qese duhet të futet në çaj, e më pas të hiqet dhe ta vendosni në një cep të shtëpisë që mendoni se po depërtojnë brejtësit.

– Lëreni qesen e çajit në pika të caktuar për disa ditë dhe shtëpia juaj së shpejti do të jetë e lirë nga dëmtuesit.

Lini një Përgjigje