Mbështetja e Kryetarit të Komunës, kusht për një qeverisje të suksesshme!

0
460

Shkruan: Burim Gjaka

Tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar që Kryetar i Komunës së Vushtrrisë për 4-vitete e ardhëshme do të jetë z.Ferit Idrizi, si kandidat i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës por i mbështetur edhe nga qytetarët nga të gjitha partitë tjera. Begrandi i tij personal dhe i dëshmuar në njërën anë dhe platforma e qartë politike me moton “ Qeverisje me duar të pastërta dhe profesionale” ishin faktorët kyq për një fitore e cila edhe ndodhi.

Mirëpo tashmë pas fitores për z. Idrizi shfaqen sfida të reja të cilat nuk janë edhe lehtë të përballueshme. Për t`u realizuar në tërsi platforma e tij politike dhe për të qenë e suksesshme qeverisja 4-vjeqare duhen plotësuar disa kushte por mbi të gjitha Kryetarit të sapozgjedhur i duhet mbështetja nga të gjithë. Derisa qytetarët kanë kryer punën e tyre duke ja dhënë besimin z.Idrizi, tashmë i duhet mbështetje e pakursyer fillimisht e lidershipit të Partisë në Qendër dhe poashtu në Vushtrri.

Në këto momente kur jemi në prag të inaugurimit të pozitës së Kryetarit dhe organeve tjera komunale, Kryetari i Komunës duhet të mbështetet maksimalisht që të përzgjedh stafin më të mirë të mundshëm në kuadër të Komunës. Pozita e nënkryetarit të komunës dhe drejtorëve të drejtorive duhet të bëhët exuficio nga ana e kryetarit dhe ai staf duhet të mbështetet nga të gjithë. Partia politike nga vie kryetari duhet të jetë mbështetse e Kryetarit në këtë drejtim, pra çdo propozim që bën Kryetari i sapozgjedhur, ai propozim duhet të konsiderohet i miratuar pa pasur nevojë për asnjë grimë debati të vetëm. Kryetari i Komunës do të qeverisë me ata drejtorë prandaj aj duhet të jetë i lirë në përzgjedhje në mënyrë që edhe të ketë mundësi të realizoj në tërsi platformën e tij për të mirën e qytetarëve. Përzgjedhja e mirë apo jo mirë e drejtorëve sido që të bëhet nga ana e z.Idrizi, ai do të paguaj edhe faturën për sukses apo mossukses, prandaj i duhen lënë duart e lira në këtë process.

Çdo veprim tjetër mund të jetë pengesë që Kryetari i zgjedhur nga i cili pritet shumë, të mos ketë mundësi të jetë i suksesshëm aq sa edhe pritet. Pritjet e qytetarëve janë të shumta për qeverisjen 4-vjeqare të z.Idrizi prandaj duhet shumë punë dhe mund nga të gjithë çë kjo edhe të ndodhë. Duke njohur mirë z.Ferit kam bindjen që ai asnjëherë nuk gabon në përzgjedhje prandaj të gjithë duhet t`i besojnë qasjes shumë të sinqertë të tij dhe të gjithë duhet t`i bashkohen vizionit dhe suksesit të tij, madje edhe kundërshtarët politik sepse z.Ferit tashmë është kryetar i të gjithëve dhe i dëshmuar kaherë se punon për të gjithë.

Duhet të stopohen egot personale të secilit të cilat nganjëherë edhe mund të jenë të sëmura, ngase kolektivja është më e rëndësishme. Se si do të qeveriset 4 vitet e ardhëshme dhe kush do t`i fitoj zgjedhjet e ardhëshme varet shumë nga fakti se kush do të bartë përgjegjësitë për drejtimin e Drejtorive Komunale. Nëse përzgjedhen personat e duhur do të ketë edhe qeverisje të mirë dhe të pastër dhe fituesi i zgjedhjeve pas 4 viteve do të dihet qysh tani, nëse ndodhë e kundërta edhe rezultati do të jetë i keq. Prandaj konsideroj se fitorja e z.Idrizi është arritur nga një unitet i të gjithëve me një vullnet dhe gatishmëri që Komuna ta ketë një timonjer i cili do ta krijoj një ekip me staf shumë të përgjegjshëm, të dëshmuar, profesional dhe të pakorruptuar.

Do të duhej të ndërtohen kritere dhe parime të qarta se kush mund të bartë përgjegjësi në udhëheqje para se të flitet për emra individësh. Një person i përgjegjëshëm dhe që e njehë rolin dhe rëndësinë e një Drejtorie që pretendon ta udhëheq nuk shprehë aq lehtë ekzaltimin e tij/saj se patjetër vetëm ai duhet të jetë Drejtori ose ndryshe nuk bënë, ngase përveq pozitës duhet të mendohet llogaridhnëja dhe suksesi. E këto dyja pastaj interferojnë në fatin e qytetarëve dhe poashtu të Partisë në të ardhëm. Për atë qytetarët din edhe të shpërblejnë edhe të ndëshkojnë me votë, varet se si e bën punën.

Poashtu edhe krijimi i koalicioneve apo partneriteve për qeverisje sa më të mirë duhet t`i besohet vetëm kryetrit Idrizi sepse ai u dëshmua gjatë fushatës zgjedhore sepse falë qasjes së tij u krijua uniteti i përgjithshëm, u krijua fryma e fitores dhe u realizua fitorja. Feriti ishte mbi partinë prandaj edhe u votua jashtë partije e si i tillë edhe duhet të veproj në vazhdim. Të gjithë duhet të jemi ushtarë të tij ngase rruga e nisur nga ai ka nevojë për shumë angazhim, njerëz dhe dije. Ndërsa ai le të vendose se kë dhe në cilat pozicione ta vendosë. Jam shumë i sigurt se z.Idrizi do ta ndërtoj një skuadër shumë të suksesshme me njerëz të rinjë, me qasje të reja, të dëshmuar profesionalisht dhe ndershmërisht. Ajo skuadër pastaj do të punoj që të realizohet në tërsi platforma e tij 4 vjeqare e cila garanton mirëqenje për qytetarët vushtrrias. Vetëm kështu do të arsyetohet fitorja dhe motoja “ Qeverisje me duar të pastërta dhe profesionale”.

Prandaj të punojmë të gjithë dhe ta mbështesim të gjithë një njeri nga i cili pritet shumë punë dhe shumë sukses. Qeverisja është e gjatë dhe e mundimshme prandaj vetëm profesionistët e njohin këtë rrugë. T`ua japim hapsirën profesionistëve dhe suksesi do të jetë i garantuar. Feriti është i tillë prandaj nuk ka se si të ndodhë ndryshe!