Mbeturinat buzë lumit Prishtevka në Prishtinë

0
253
Kryeqyteti është i ngulfatur nga mbeturinat në çdo vend. Mjafton ta bësh një gjiro dhe kudo nëpër rrugë, trotuare, hyrje ndërtesash e vende të ndryshme shihen të ‘ekspozuara’ mbeturinat të cilat ua zënë frymën qytetarëve nga kundërmimi i erërave të tyre.
Ka vite të tëra që buzë Lumit Prishtevka në Lagjen Fusha e Pajtimit në Prishtinë, hedhen shumë bërllogje nga qytetarë të pandërgjegjshëm.
Edhe pse disa herë janë lajmëruar organet kompetente të Komunës, ky problem nuk po sanohet.
Aty afër jetojnë qytetarët në dy komplekse me nga 50 banesa dhe shtëpi të shumta, të cilët e kanë problem të dalin nëpër ballkonet e tyre, por edhe fëmijët për të lozur, për shkak të frikës nga ndonjë epidemi.