Mbi 100 milionë dollarë për pikturën e Pablo Picassos

0
318

Një pikturë nga Pablo Picasso është shitur për më shumë se 100 milionë dollarë, duke shënuar veprën e pestë nga artisti spanjoll që shitet për një shumë prej nëntë shifrash. “Gruaja ulur afër një dritareje” (Marie-Therese) u shit për 103.4 milionë dollarë të enjten në shtëpinë e ankandeve Christie’s në Nju Jork.

Kjo shifër përfshin 90 milionë dollarë për vetë pikturën, me tarifa dhe komisione në krye, tha Christie’s. Vepra e titulluar Femme Assise Pres d’Une Fenetre (Marie-Therese) në gjuhën spanjolle, u shit pas 19 minutash, pasi u bë oferta./21Media