Mbi 70 për qind e banesave përdorën drurin për ngrohje

0
445
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2015 thonë se 99.8 për qind e territorit është mbuluar me rrymë elektrike, mbi 70 për qind e banesave përdorin drurin për ngrohje.
Agjencia e Statistikave të Kosovës  thotë se janë 366 mijë hapësira banimi në Kosovë.
“Në këtë publikim (hulumtim) statistikor janë prezantuar të gjeturat statistikore për vitin referues 2015 mbi konsumin e energjisë nga ana e ekonomive familjare. Numri i përgjithshëm i hapësirave për banim ishte 366 020, kurse i ekonomive familjare ishte më 333 290”, thuhet në në komunikatë.
ASK thotë se 99.8 për qind e territorit është furnizuar me energji elektrike, përderisa dominoi ngrohja me dru.
“Sipas anketës, territori i Kosovës është i mbuluar me 99.8 % me energji elektrike. Sa i përket llojit të burimit të ngrohjes rreth 70.35% e banesave përdorin drurin si një burim ngrohjeje, 18.18% e përdorin vetëm energjinë elektrike si burim për ngrohje, 7.10% e përdorin thëngjillin si burim të energjisë, 4.02% konsumojnë ngrohje nga sistemi qendror ose edhe lokal për ngrohjen e hapësirave dhe 0.35% përdorin alternativa të tjera”, thuhet në  komunikatë.
Sipas ASK-së, qëllimi i publikimit është që të paraqesë tendencën e zhvillimit të këtij sektori.
Më tutje ASK  sqaron anketën e zhvilloi duke u bazuar në kërkesa të vazhdueshme nga ana e shfrytëzuesve të ndryshëm të brendshëm dhe të jashtëm, në bazë të treguesve që publikon Eurostat-i për statistika të energjisë, si dhe rekomandimeve të fundit nga ana e Raportit të Progresit.