Mbyllja e basteve, Shakohoxha: Janë hequr vetëm tabelat, kompanitë ruse po bëjnë namin

Dritan Shakohoxha ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Show” në “Top Channel”, ku u diskutua për mbylljen e pikave të basteve.
Komentatori i njohur sportiv, i cili është njëkohësisht edhe drejtor i “Supersportit”, ka zbuluar se në Shqipëri vazhdon të luhet bixhoz pavarësisht se pikat e basteve janë mbyllur.
“Lokalet ku viheshin baste vetëm sa kanë hequr tabelat dhe vazhdojnë punën si më parë. Luhet njësoj si më parë. Kanë hyrë kompani ruse të fuqishme në tregun shqiptar. Kanë bërë faqet e tyre në shqip”, u shpreh Shakohoxha.

Shako

Sipas një vëzhgimi të “Top Channel” rezulton se faqet e internetit të të paktën dy kompanive shqiptare të basteve vijojnë të jenë aktive. Bllokimi i faqeve të huaja të basteve është i pamundur, për shkak të mundësive të pafundme që ofron teknologjia.

Lini një Përgjigje