Mbytet një pushues te Shkëmbi i Kavajës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur te plazhi i Shkëmbit të Kavajës. Një 73-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën, ndërsa u fut në det për t’u larë.

“Më datë 03.07.2020, rreth orës 19:12, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, shtetasi kosovar J.B., 73 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, ju kujtojmë se dy ditë më parë gjeti vdekjen një tjetër pushues nga Kosova,në plazhin e Shëngjinit./dritare.net