Më 5 mars do të prezantohen rezultatet e studimit “Klima e biznesit në Kosovë”

 Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) përmes njoftimi për media ka njoftuar se më 5 mars 2018 në ora 11:00 në ambientet e OEK-ut do të prezantohen rezultatet e studimit “Klima e biznesit në Kosovë”.

“Ky studim është projektuar për të identifikuar dhe artikuluar pengesat e të bërit biznes për komunitetin e biznesit në Kosovë dhe parashikimin e trendeve të ekonomisë së vendit në periudhë tre mujore dhe periudhë ciklike gjashtë mujore. Përvec prezantimit të gjetjeve, OEK-u do të prezantoj edhe rekomandimet për institucionet relevante”, thuhet në njoftimin e OEK-ut.

Lini një Përgjigje