Me moton “Mos na i vrisni ëndrrat” në Korçë 35 mijë protestues

Në Korçë u protestua prej 35 mijë personave për klubin e Skënderbeut që rrezikon të dënohet nga UEFA me 10 vite.

Tifozët e Skënderbeut kanë organizuar një marshim në formë proteste, për të kundërshtuar pretendimin për pezullimin 10-vjeçar të klubit korçar nga aktivitetet evropiane.

Raportohet se bëhet fjalë për rreth 35 mijë të pranishëm në protestë, ndërsa nuk mungojnë as shqiptarë të ardhur nga Maqedonia apo Greqia, enkas për t’iu bashkuar këtij tubimi.

Protestuesit do të firmosin edhe një peticion, të cilin do ta dërgojnë te Institucioni më i lartë i futbollit evropian, UEFA, shkruan Supersport.

Klubi korçar në vitet e fundit ka dominuar futbollin në Shqipëri.