Me vetëm 132 mijë qytetarë të vaksinuar, Kosova ka vetëm 176 raste aktive me COVID-19

0
92

Kosova po vazhdon të mbajë trendin pozitiv të bilancit me COVID-19 pavarësisht numrit të vogël të qytetarëve të vaksinuar.

Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar vetëm 132,901 qytetarë, ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë vaksinuar 7,018.

Me dozën e dytë të vaksinës anti-Covid janë vaksinuar vetëm 17,476 qytetarë.

Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm 16 raste të reja me Covid-19, ndërsa 18 pacientë janë shëruar.

Në këtë 24 orësh, është shënuar një viktimë nga COVID-19.

Kështu, numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë është 176.