Meçi Deontay Wilder – Luis Ortiz në ora 05:00 të mëngjesit

Deontay Wilder sonte do të ngjitet në ring për t’u përballur me Luis Ortizin. Ky meç do të zhvillohet në New York në orët e hershme të së dielës.

Sipas mediave britanike, Wilder dhe Ortiz priten të fillojnë meçin në orën 05:00. Atë mund ta shikoni në Sky Sports dhe Sky Sports Action.

Para fillimit të duelit janë bërë të ditura edhe fitimet e boksierëve. Kubanezi pritet të fitojë rreth 1.1 milionë euro, ndërsa amerikani 32-vjeçar rreth 1.3 milionë euro.